Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus: Do të jenë dy telefonë të mëdhenj por me proçesorë të ndryshëm

Publikuar më: 09-07-2015

samsungmega_13-100051729-large Çdo ditë që kalon bëhet edhe më e vështirë për ne të injorojmë qoftë edhe ndonjë spekulim në lidhje me dy produktet elitare të Samsung, Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus.

Në fakt është SamMobile që hoqi siparin duke thënë se Galaxy Note 5 do të karakterizohet nga një ekran 5.7 inç Super AMOLED me rezolucion ekrani prej 2560 x 1440 piksel. Mundet edhe që Galaxy Note 5 të fuqizohet nga një proçesor Exynos 7422, i cili do të jetë edhe i pari me arkitekturën 64 Bit.

Nga ana tjetër, Galaxy S6 Edge Plus gjithashtu po bëhet gati për prezantim publik. Telefoni do të karakterizohet nga po i njëjti ekran 5.7 inç Super AMOLED që gjendet edhe tek Galaxy Note 5 por me një ndryshim: Në brendësi do të gjendet një proçesor Qualcomm Snapdragon 808. Është po i njëjti proçesor që fuqizon LG G4.

Samsung me këto dy smartfonë të rinj shpreson të bëjë ca para për të mbuluar dëmet financiare shkaktuar nga rënia e vazhdueshme e shitjeve. Kompania shpresoi të ndryshonte realitetin e dhimbshëm me Galaxy S6 dhe S6 Edge por që dështoi sepse konsumatorët e saj u zhgënjyen nga largimi i disa veçorive të dashura për ta si një bateri e zëvendësueshme apo mbështetje për kartat microSD.

Samsung shpreson ti prezantojë publikisht këto dy smartfonë gjatë eventit IFA që do të mbahet në muajin Shtator në Berlin. (PCWorld Albanian)

Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus: Do të jenë dy telefonë të mëdhenj por me proçesorë të ndryshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)