Galaxy J2 Pro në shitje, dyfishin e memorjes dhe 2GB RAM

Publikuar më: 25-07-2016

gsmarena_001Javët e fundit Samsung ka qenë shumë i zënë me linjën buxhetore Galaxy J dhe On. Pas debutimit të Galaxy On5, On7, J3 2016, J2 2016 kompania ka kthyer vëmendjen nga një edicion Pro i këtij të fundit.

Origjinali Samsung Galaxy J2 është një telefon inteligjent unik falë unazës së njoftimeve Smart Glow ngjitur me kamerën e tij. J2 ka një ekran 5 inç Super AMOLED me rezolucion 720p, proçesor katër bërthamësh 1.5 Ghz Cortex-A7 dhe dy kamera 8 megapiksel dhe 5 megapiksel. Telefoni përmban Android Marshmallow 6.0 me teknologjinë Turbo Speed dhe një modalitet S Bike.

Modeli i ri, Galaxy J2 Pro dyfishon memorjen e brendshme në 16 GB dhe memorjen RAM në 2GB. Do të kushtojë 150 dollar dhe është i disponueshëm në tre ngjyra, të zezë, artë dhe argjendtë. (PCWorld Albanian)

Galaxy J2 Pro në shitje, dyfishin e memorjes dhe 2GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)