Galaxy A5 (2017) do të jetë një kopje e dizajnit të Galaxy S7-tës

Publikuar më: 27-10-2016

samsung-galaxy-a5-2017-leak-android-authority-1-1280x720Disa foto të reja publikuar nga Android Authority dhe OnLeaks zbulojnë atë çfarë Microsoft ka rezervuar për modelin e ardhshëm të Galaxy A5.

Fotot tregojnë se telefoni i rangut të mesëm përveç se do të trashëgojë po atë cilësi ndërtimi të paraardhës do të përfitojë edhe dizajni i Galaxy S7-tës. Dizajni aktual i linjës së Galaxy A është marrë nga Galaxy Note 4 dhe moderi i ardhsëm ngjan me një kopje të telefonit më të mirë të kompanisë.

Sipas burimeve, Galaxy A5 (2017) me numër modeli SM-A520F, vjen me një ekran 5.2 inç dhe përmasa 145 x 71 x 7.8 mm.

Detaji më interesant i telefonit pritet të jenë bokse të cilat janë montuar në pjesët anësore. USB-C do të jetë një tjetër tipar i rëndësishëm i Galaxy A5 2017. Nëse flasim për materialet e ndërtimit, pavarësisht se nuk kemi një garanci telefoni duket të jetë ndërtuar në xham dhe metal.

Bazuar në spekulimet e mëhershme, Galaxy A5 2017 do të fuqizohet nga një procesor Exynos 7880 dhe 3GB RAM. Procesori karakterizohet nga katër bërthama Cortex A72 1.87 Ghz dhe katër bërthama Cortex A53 1.3 Ghz. Telefoni mund të dalë në shitje gjatë Dhjetorit. (PCWorld Albanian)

Galaxy A5 (2017) do të jetë një kopje e dizajnit të Galaxy S7-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)