Gabimi 53: Apple ndalon nga funksioni çdo iPhone riparuar nga një teknik i pa autorizuar

Publikuar më: 07-02-2016

3500Mijëra modele iPhone do të hidhen tutje sepse sistemi operativ i Apple i ndalon nga funksioni nëse zbulon se telefoni është riparuar nga një teknik tjetër përveç atyre të prodhuesit në fjalë të telefonëve.

Quajtur “Gabimi 53”, shumë prej jush mund të mos jeni në dijeni të saj dhe sipas specialistëve ky mesazh gabimi sinjalizon vrasjen e telefonit tuaj. Problemi fillon atëherë kur butoni kryesor dhe i vetëm i iPhone i cili përmban sensorin e shenjave të gishtërinjve, Touch ID, është riparuar nga një teknik jozyrtar i kompanisë.

Telefoni funksionon normalisht gjersa instalohet përditësimi iOS 9. Instalimi, qindra përdoruesve u ka kushtuar mbi 600 Euro. Çdo foto dhe çdo e dhënë gjendur në atë paisje quajeni të humbur.

Pas kritikave të shumta ditën e djeshme mbërriti reagimi i Apple ku tha se gabimi 53 është pjesë e masave të kompanisë për të garantuar sigurinë e përdoruesit. “Ne e kemi në konsideratë të lartë sigurinë e përdoruesit dhe Gabimi 53 vjen si rezultat i kontrolleve të sigurisë ndërtuar për të mbrojtur konsumatorët tanë. iOS kontrollon sensorin “Touch ID” nëse u përshtatet komponentëve të tjerë të paisjes.

Nëse iOS zbulon ndonjë mospërputhje, Touch ID dhe Apple Pay do të çaktivizohen automatikisht. Kjo masë sigurie është në mbrojtje të konsumatorëve tanë dhe synon të parandalojë përdorimin e sensorëve të rremë. Nëse një konsumator përballet me “Gabimin 53″, ne i inkurajojmë ata të kontaktojnë Apple.”

Me instalimin e një hardueri nga palët e treta e cila bie në kundërshti edhe me termat e shitjes së produktit, Apple nuk do të mbajë përgjegjësi për telefonët e dëmtuar duke detyruar kështu konsumatorët të blejnë një të ri. (PCWorld Albanian)

Gabimi 53: Apple ndalon nga funksioni çdo iPhone riparuar nga një teknik i pa autorizuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)