G7-ta miratoi direktivën për mbrojtjen e sistemeve financiare globale nga sulmet kibernetike

Publikuar më: 12-10-2016

Grupi i shtatë fuqive industriale më të mëdha në botë arritën një akord ditën e Marte për mbrojtjen e sektorit global financiar nga sulme të mundshme kibernetike.

Shqetësimet janë shtuar kohët e fundit pas hakimeve të shumta të SWIFT, sistemit global financiar të komunikimit, ndjekur nga vjedhja e 81 milion dollarëve gjatë muajit Shkurt nga Banka Qëndrore e Bangladeshit.

“Rreziqet nga sulme kibernetike po bëhen më të rrezikshme dhe të shumëllojshme duke cënuar sistemet globale financiare,” thanë Ministrat Financës së vendeve anëtare të G7-tës.

Rregullorja e re e miratuar kërkon nga qeveritë e vendeve që të mbikëqyrin sistemet e tyre të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike dhe të sigurohen që institucionet private dhe publike të përditësojnë vazhdimisht mbrotjen e tyre.

Në të njëjtën kohë qeveritë e vendeve duhet të lajmërojnë njëra tjetrën për rreziqet në rritje si dhe të bashkëpunojnë në eleminimin e tyre. (PCWorld Albanian)

G7-ta miratoi direktivën për mbrojtjen e sistemeve financiare globale nga sulmet kibernetike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)