G.Skill prezantoi memorjen RAM DDR4 me kapacitet 128 GB dhe frekuencë 3,000 Mhz

Publikuar më: 13-01-2016

ripjaws-v-red-100637748-largeG.Skill sot ka lajme të mira për entuziastët e teknologjisë së harduerëve. Kompania hodhi dritë mbi memorjen RAM të re me kapacitet 128GB DDR4 dhe frekuencë të frikshme prej 3000 Mhz.

Memorja RAM e re i bashkohet linjës së modeleve Ripjaws. Në foton më lart do të vëreni një bord me katër kanale Haswell-E Extreme Edition si dhe proçesorin Intel Core i7-5820K së bashku me setin 128 GB Ripjaws V.

Memorja RAM tejkaloi barrierën 64GB në 2015-tën ndërsa frekuenca 3,000 Mhz është pothuajse dyfishi i memorjeve aktuale DDR3 prej 1666 Mhz. G.Skill nuk zbuloi çmimin po prisni që të kushtojë afro 800 dollarëve. (PCWorld Albanian)

G.Skill prezantoi memorjen RAM DDR4 me kapacitet 128 GB dhe frekuencë 3,000 Mhz
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)