Fundi një epoke, Nexus 5X dhe 6P tërhiqen nga dyqani online i Google

Publikuar më: 05-10-2016

ap_resizeAjo që të gjithë kishin frikë ndodhi sepse Google zyrtarisht ka tërhequr nga shitja telefonët Nexus 5X dhe 6P. Pak orë pas debutimit të telefonëve të rinj Pixel dhe Pixel XL të cilët dolën në shitje menjëherë, Google mori masa ndaj telefonëve Nexus.

A do të ketë më produkte Nexus? Mbase një tablet i vogël prodhuar nga Huawei? Përgjigja është jo. Google e bëri të qartë mbrëmjen e kaluar se nuk ka planifikuar lançimin e produkteve të reja Nexus.

Pavarësisht se telefonët janë hequr nga nga dyqani online i Google, ata do të vijojnë në shitet nga distributorë të ndryshëm bazuar në stokun e ngelur. Në të njëjtën kohë ngelet një mister e ardhmja e tyre se a do të përditësohen apo jo? (PCWorld Albanian)

Fundi një epoke, Nexus 5X dhe 6P tërhiqen nga dyqani online i Google
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)