Fundi i një epoke: Sistemet operative Linux së shpejti do të largojnë mbështetjen për proçesorët 32bit

Publikuar më: 02-07-2016

inteldevilscanyon_primary-100309249-large-100594532-galleryAMD dhe Intel prezantuan proçesorët e parë 64Bit për konsumatorët në 2003 dhe 2004 respektivisht. Sot, më shumë se një dekadë më pas, Linux do të heqë mbështetjen për harduerët 32bit.

Google gjithashtu e ka bërë realitet diçka të tillë në 2015-tën duke larguar mbështetjen për Chrome 32bit në Linux. Duke qenë se hardueri që nuk mbështet softuerin 64bit po rradhohet, për Ubuntu kjo do të thotë më pak përpjekje për të mbështetur dhe testuar imazhet 32bit të sistemit operativ.

Dimitry Ledkov i Ubuntu bëri të ditur se sistemi operativ do të reduktojë instalimet 32bit duke filluar që me versionin 16.10. Me fjalë të tjera Ubuntu Desktop dhe Ubuntu Server nuk do të ofrojë një imazh 32bit. Ndërsa me Ubuntu 18.10 në Tetor të 2018-tës, Ubuntu do ti japë fund përfundimisht mbështetjes për softuerët 32bit.

Fedora ka zgjedhur po të njëjtën rrugë. Fedora Server nuk është i disponueshëm në 32bit duke filluar që me versionin 24. Megjithatë Fedora 24 Workstation akoma ofron një version 32bit dhe përpjekjet për të hequr këtë të fundit kanë dështuar.

Nga ana tjetër OpenSUSE Leap nuk ka ofruar një version 32Bit. Shefi i OpenSUSE, Richard Brown, shprehte po të njëjtin shqetësim të Ledkov. (PCWorld Albanian)

Fundi i një epoke: Sistemet operative Linux së shpejti do të largojnë mbështetjen për proçesorët 32bit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)