Fundi i 2015-tës do të shënojë 1 miliard përdorues të shërbimeve 4G LTE

Publikuar më: 13-06-2015

image-1382682008-ATT-4G-LTENumri i abonentëve që shfrytëzojnë shërbimet 4G LTE do të kalojë shifrën e 1 miliard përpara fundit të vitit. Do të jenë afro 1.37 miliard përdorues të shërbimeve 4G LTE deri nga fundit i vitit.

Në fund të 2014-tës ishin gjithësej 650 milion abonentë, dhe faktori kyç që ka ndikuar në shitimin e popullaritetit të shërbimeve 4G janë pikërisht rënia e kostos së një smartfoni 4G.

Aktualisht, 4G LTE po përqafohet me shpejtësi në Amerikën e Veriut, në Japoni dhe Korenë e Jugut. Në ato vende ku adoptimi i LTE është i lartë, sfidë kryesor për operatorët është ruajtja e rrjetit nga degradimi për shkak të shitim të më shumë abonentëve.

Ky popullaritet i kësaj teknologjie do të vazhdojë të rritet në 5 vitet e ardhshme me afro 20 % duke shkuar në 3.5 milion abonentë në 2020-tën. Deri në 2020-tën, 4G-ja do të dominojë në SHBA dhe Europën perendimore ndërsa rrjetet 3G mendohet të arrijnë kulmin me 3.8 miliard përdorues. Por, 2020 do të shënojë një vit mjaft të rëndësishëm se pikërisht në atë periudhë do të happen dyert edhe për gjeneratën e 5-të të teknologjisë mobile. (PCWorld Albanian)

Fundi i 2015-tës do të shënojë 1 miliard përdorues të shërbimeve 4G LTE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)