Fshijeni vetvehten nga interneti me një të klikuar butoni

Publikuar më: 25-11-2016

screen-shot-2016-11-24-at-10-41-10-796x338Interneti padyshim është vend i bukur i dobishëm por edhe aq problematik në të njëjtën kohë. Sa prej jush keni dashur të shkëputeni njëherë e mirë prej tij? A keni kërkuar një mënyrë? Tani çdo gjë është më e lehtë.

Deseat.me u vjen në ndihmë të largoheni përgjithnjë nga interneti në pak klikime.

Në uebsajt duhet të qaseni nëpërmjet llogarisë Google i cili pas pak sekondash skanim të postë elektronike shfaq rezultatet e shërbimeve dhe aplikacioneve të përdorura. Rezultatet vinë në bazë të interaktivitetit në postën tuaj elektronike.

untitled231

Aty krahas listës së shërbimeve që keni përdorur do të përballeni me dy butonë: “Add to delete queue” dhe “Keep.” Në varësi të opsionit që përzgjidhni poshtë listës do tu shfaqen dy të tjera: Njëra me llogari që dëshironi të mbani dhe tjetra me ato që dëshironi të fshini.

Në momentin që klikoni butonin “Delete” do të drejtoheni për tek seksioni i llogarisë së shërbimit dhe pasi të keni kryer procedurën, llogaria fshihet përgjithnjë.

Nëse po përjetoni stres nxitur nga interneti dhe media sociale, kjo është mënyra më e shpejtë për tju rikthyer qetësinë. (PCWorld Albanian)

Fshijeni vetvehten nga interneti me një të klikuar butoni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)