Fshesa robotike e Xiaomi premton një ambjent të pastër për 250 dollar

Publikuar më: 01-09-2016

downloadXiaomi-t i duhet ende të lërë gjurmë në botën Perëndimore, por në Kinë po vazhdon të zgjerojë prezencën e tij jo vetëm me telefonët inteligjent por tashmë edhe me elektroshtëpiake të zgjuara. Risia më e fundit quhet Mi Robot Vacuum, një fshesë robotike me korent. Kjo është pajisja e parë e këtij lloji që vjen nga Xiaomi. Ka një fuqi thithjeje prej 1,800 Pa më të lartë se të tjerët e llojit të vet si iRobot 980 me 1,670 Pa dhe Botvav D850 i Neato-s me 1,000 Pa. Për më tepër Xiaomi po e shet për $250, që është shumë më lirë se $900 i Roomba.

Dizajni nuk ndryshon së shumti. Në fund ka 2 brusha rrethore që fshijnë papastërti dhe brushën kryesore cilindrike. Për të përmirësuar thithjen pajisja ndryshon lartësinë automatikisht për një mbyllje më të mirë me sipërfaqen.

2016-08-31-mi-robot-vacuum-1920x1080-12-1 Ai ec përreth me dy rrota kryesore gome dhe një tjetër plus ndihmëse, i ndihmuar nga sensor ultrasonik, sensor muri, sensor përplasjeje, sensor zgripi, dhe sensor rënie. Me fjalë të tjera ju s’keni pse të shqetësoheni për fshesën robotike që të bjerë nga shkallët apo të përplaset.

Roboti përdor një laser për të formoluar një hartë të dhomës dhe nëse duhet përdoruesit mund të vendosin mure virtual me anë të një shiriti magnetik. Duke llogaritur rrugën më efikase roboti do të mbulojë 250m katrorë hapësirë – që merr afërsisht 2.5 orë – me një ngarkesë të vetme të baterisë. Pasi kryhet procesi i pastrimit roboti kthehet në vendin e karikimit. Aplikacioni i tij ju lejon të kontrolloni statusin e me anë të rrjetit Wi-Fi dhe ta ndizni nga jashtë, të merrni një transmetim të tij live, dhe të vendosni orare për pastrim automatik. (PCWorld Albanian)

Fshesa robotike e Xiaomi premton një ambjent të pastër për 250 dollar
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)