Freedom 251 është telefoni inteligjent Android më i lirë prodhuar ndonjëherë

Publikuar më: 18-02-2016

freedom-251-indian-android-phone-640x324Ditën e djeshme u prezantua telefoni inteligjent i cili kushton sa një kafe në mëngjes me miqtë tuaj. Freedom 251 kushton vetëm 4 dollar dhe është prodhuar nga një kompani indiane ruajtur Ringing Bells.

Karakterizohet nga një ekran me madhësi 4 inç 960×560 piksel, proçesor katër bërthamësh me frekuencë 1.3 Ghz dhe bateri me kapacitet 1450 mAh. Memorja RAM prej 1GB shoqërohet nga 8GB memorje të brendshme dhe mbështetje për kartat microSD.

Kamera e pasme e telefonit ka një sensor 3.2 megapiksel ndërsa frontalja 0.3 megapiksel. Freedom 251 funksionon me Android Lollipop 5.1 dhe bart aplikacionet kryesor si WhatsApp, Facebook dhe Youtube.

Telefoni shitet vetëm në tregun Indian ndërkaq çmimi i tij i ulët dhe hardueri premtues e bëjnë atë një produkt mjaft joshës. (PCWorld Albanian)

Freedom 251 është telefoni inteligjent Android më i lirë prodhuar ndonjëherë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)