Franca i thotë Google: “E drejta për tu harruar” duhet të implementohet globalisht

Publikuar më: 22-09-2015

Welcome to Google HQAgjensia Franceze për Mbrojtjen e Konsumatorit(CNIL) hodhi poshtë një apelim të gjigandit të motorit të kërkimit Google për një çështje e cila kishte të bënte me “Të drejtën për tu harruar”.

Në një dalje për shtyp, kjo agjensi dha vendimin e vet duke kërkuar nga Google që “E drejta për tu harruar” duhet të implementohet në të gjitha faqet e saj të kërkimit përfshi edhe Google.com.

Në 2014-tën, një gjykatë Europiane vendosi që çdo individ mund të kërkojë heqjen e rezultateve të kërkimit që lidhen me emrin e tij nga motori i kërkimit të Google, natyrisht brenda kritereve. Që atëherë Google është ballafaquar me mijëra kërkesa të tilla.

Por, kompania u është përgjigjur kërkesave vetëm për uebfaqet Google.uk dhe Google.fr. Në muajin Maj, kjo agjensi franceze i kujtoi Google se “E drejta për tu harruar” vlen për të gjitha uebfaqet e saj. Google apeloi, madje lançoi edhe një fushatë me argumentin se asnjë shtet ska të drejtë të kërkojë implementimin e ligjev të saj në territore të tjera.

Por agjensia franceze nuk ishte aspak dakord me këtë. Sepse të gjithë qytetarët francez dhe ato Europian kurdoherë mund të aksesojnë uebfaqen Google.com.

Një zëdhënës i Google tha për Reuters se ishte kundër idesë kur një autoritet ekzekutiv i një vendi të përcaktojë se çfarë uebfaqesh duhet të aksesojnë qytetarët e vendeve të tjera.

CNIL nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa Google ose të bindet ose do të ketë kosto financiare në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Franca i thotë Google: “E drejta për tu harruar” duhet të implementohet globalisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)