Fragmentimi i Android: Ekzistojnë 1300 marka prodhuesish dhe 24,000 lloje telefonësh

Publikuar më: 06-08-2015

gopego_samsung_xiaomi_640x360Samsung mund të jetë shitësi më i madh i telefonëve Android por nuk është i vetmi. Ekzistojnë plot 1300 marka që kanë ndërtuar mbi 1 miliard paisje elektronike me platformën Android në të gjithë botën.

OpenSignal, zhvilluesi i një aplikacioni i cili analizon sinjalet celulare, ka publikuar raportin e saj të katërt vjetor të fragmentimit të platformëns Android. U konstatua se ekzistojnë 24.093 lloje telefonësh dhe tabletësh Android ndërtuar nga 1294 kompani.

Kjo është një panoramë krejt tjetër krahasuar me 2012 ku ekzistonin vetëm 1000 prodhues. Çdo ditë e më shumë po rritet ky numër prodhuesisht duke cënuar bindshëm dominimin e Samsung.

screen-shot-2015-08-06-at-13-33-56OpenSignal vë në dukje se dominimi i Samsung ka rënë nga 47 %2012-tën37.8 %2015-tën. Përgjatë këtyre dy viteve numri i telefonëve Android është dyfishuar nga 11.868 24.093 lloje.

Disa nga markat që po bëjnë bujë janë Xiaomi, Oppo, ZTE, dhe Huawei. Përsa i përket fragmentimit të Android, OpenSignal e shikon si shumë shqetsuese edhe pse Google është përpjekur ta adresojë këtë problem duke mbajtur aplikacionet e përditësuar përmes Play Store.

Sipas statistikave më të fundit të Google, versionet më të adoptuara të Android janë KitKat 4.4 dhe Jelly Bean 4.1 dhe 4.3 ndjekur nga Android 5.0 Lollipop. (PCWorld Albanian)

Fragmentimi i Android: Ekzistojnë 1300 marka prodhuesish dhe 24,000 lloje telefonësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)