Fossil prezantoi dy orë të reja inteligjente: Q Wander dhe Q Marshal

Publikuar më: 17-03-2016

fossil-wander-and-marshal-100650668-largeFossil sapo ja ka filluar rrugëtimit në botën Android. Kompania prezantoi ditën e djeshme dy orë të reja inteligjente që do të pasojnë Q Founder. Ato quhen Q Wander dhe Q Marshal.

Objektivi i tyre parësor është ruajtja e vijimësisë së Fossil me orët inteligjente që është ndërtimi i produkteve me dizajn tradicional por me teknologji të fundit të inkorporuara.

Fossil nuk njoftoi disponueshmërinë dhe çmimin e orëve inteligjente ndërsa për referencë, Q Founder me rrip prej lëkure kushton 275 dollar në Google Play Store. Gjer më sot, Fossil ja ka arritur të ndërtojë një emër të madh në botën e orëve dhe tani e sheh të ardhmen pikërisht tek ato inteligjente. Kjo kompani është orientuara historik drejt dizajnit me nuanca tradicionale të vjetra. (PCWorld Albanian)

Fossil prezantoi dy orë të reja inteligjente: Q Wander dhe Q Marshal
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)