Forumi Ekonomik Botëror shpalosi vizionin e të ardhmes së teknologjisë dhe shoqërisë njerëzore

Publikuar më: 23-01-2016

world-economic-forumNdërsa liderët botëror të politikës dhe biznesit u mblodhën këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të diskutuar rreth temave dhe shqetësimeve kryesore globale, në qendër të vëmendjes ishte Dixhitalizimi ose siç quhet ndryshe Revolucioni i Katërt Industrial.

Në videot e paraqitura në këtë artikull do të mësoni rreth ndryshimeve dramatike që do të prekin jetët tona në vitet e ardhshme.

Informatika, komunikimi dhe ruajtja e të dhënave

Revolucioni teknologjik po sjell paisje më kosto të ulët, më të vogla dhe më të fuqishme. Në vitet 80’, kompjuteri më i fuqishëm në planet kishte përmasat e një makine larëse.

30 vite më pas një orë inteligjente rezulton dy herë më e fuqishme ndërsa në 10 vitet e ardhshme secili prej nesh do të ketë në xhep një super kompjuter.

Sot vetëm 43% e popullsisë globale ka qasje në internet. Në 2024 kjo shifër do të shkojë në 90%.

 

Çfarë do të thotë termi “Të dhëna masive”?

Koha e dokumenteve ka ikur. Të dhënat mund të analizohen dhe konvertohen në vlerë financiare thjeshtë përmes motorit të kërkimit të Google, ose përmes dyqaneve online madje edhe përmes një cicërime në Twitter.

Super kompjuterat kanë bërë të mundur shfrytëzimin e informacioneve të shumta në kohë reale. Në më pak se 10 vite, proçesorët besohet të arrijnë të njëjtën fuqi përpunimi të dhënash sa vetë truri i njeriut.

 

Njerëzit dhe Interneti

Kur u shfaqën në fillimet e tyre, kompjuterat ishin të mëdhenj sa një dhomë. Pak vite më vonë një i tillë mund të mbahej mbi tavolinë madje edhe në prehër.

Në të ardhmen do të fshihen nën lëkurën tuaj. Telefoni i parë mobil i cili do të fshihet nën lëkurë do të bëhet realitet në 2023. Por si do të ndikojë kjo mbi mënyrën tonë të jetesës?

 

Çfarë është dixhitalizimi i materies?

Sipas një ankete me titull “E ardhmja e Softueri dhe Shoqërisë”, 2022 do të jetë viti kur do të bëhet realitet printeri i parë 3D i automjeteve. Ndërkaq transplanti i parë i një mëlçie ndërtuar nga një printer 3D do të ndodhë në 2024.

Por nëse dikush mund të printojë pjesë makinash, instrumentë, shtëpi, kocka, ushqim dhe lojëra, ata gjithashtu mund të printojnë armë madje edhe organe njerëzore. Kjo padyshim do të kishte një impak radikal në sigurinë, pronën intelektuale dhe protokollet etike.

 

Çfarë është bllok zinxhiri?

Teknologjia e ditëve të sotme ka bërë të mundur komunikimin direkt mes individëve A dhe B. Por kur bëhet fjalë për paranë, njerëzve u duhet tu besojnë palëve të treta siç është rasti i një banke për të kryer transaksione.

Teknologjia e re mund ta sjell ndryshim radikal në këtë aspekt. Duke përdorur matematikën, kriptografinë, kjo teknologji do të ofronte transakione të decentralizuara dhe të hapura për këdo.

 

Çfarë është Interneti i Gjërave?

Gjer më 2022, më shumë se 1 trilion sensorë do të lidhen me internetin. Lidhja e gjithë këtyre paisjeve me internetin do të ndryshonte edhe mënyrën tonë të të bërit biznes.

Deri më 2020-tën, 22 % e automjeteve do të lidhen me internetin. Deri më 2024-tën, më shumë se gjysma e trafikut global të internetit do të vijë nga elektroshtëpiaket dhe paisjet.

Forumi Ekonomik Botëror shpalosi vizionin e të ardhmes së teknologjisë dhe shoqërisë njerëzore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)