Lajmet

Formon3D shpallet fitues i çmimit të inovacionit në CATCH 2016

Sep 29 2016
0 Shpërndarje

14516460_1246025585459578_7942105947275077772_nStartupi i shquar shqiptar i printerave 3D dhe Inovacioni i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, Formon3D, u shpall fitues i çmimit të inovacionit në konkursin CATCH 2016 mbajtur në Beograd në datat 27-29 Shtator.

Pjesë e konkursit ishin projekte edhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ku 31% e tyre vinin vetëm nga sektori IT.

“Në garë për këtë çmim kanë qenë më shumë se 830 startupe nga e gjith bota. Nga 830 pjesëmarrës, 40 kanë qenë finalistë ku Formon3D doli fitues,”  tha Rron Cena, CEO i Formon3D, për redaksinë e PCWorld.al.

Nga Shqipëria ishin dy projekte pjesemarrëse. Ky konkurs u organizua nga Foundcenter Investment, një fond Gjerman i cili investon në ide inovative. Formon3D përfitoi një investim prej 130,000 dollarësh.

Albanian ICT Awards është një evenimentet më madhore të sektorit të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare. Fituesit e edicionit të katërt mund ti gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

Formon3D
Lajmet e fundit>