Ford përqafon Android Auto dhe Apple Car Play, ofron mbështetje për platformat në të gjitha modelet e 2017-tës

Publikuar më: 26-07-2016

Ford.SYNC.3Gjigandi amerikan i prodhimit të makinave Ford, njoftoi ditën e Marte se të gjitha modelet e paisura me sistemin SYNC 3 do të sinkronizohen me telefonët Android.

Çdo telefon inteligjent me Android 5.0 ose më lart mund të sinkronizohet me kompjuterin e bordit të makinës dhe të ofrojë funksione të avancuara si ato të navigimit, të përdorimit të funksioneve telefonike, të dëgjimit të muzikës madje edhe të përdorimit të komandave zanore.

Android Auto padyshim ka një rrugë të gjatë përpara drejt maturimit. Disa prej modeleve të 2017-tës që do të kenë mundësi të përfitojnë nga avantazhet që ofron kjo platformë aktualisht janë në shitje. Mund të përmendim Escape, Explorer, Fusion dhe Mustang. Gjithashtu modelet e reja të 2017-tës të sedanit Focus apo kamionit F-150 do të paisen me mbështetjen për Apple CarPlay brenda fundit të vitit.

Ford shquhet si një prej pionerëve të teknologjisë së makinave. Sistemi SYNC i Ford ishte i disponueshëm në një pjesë të madhe të makinave kohë përpara se shumica e drejtuesve të automjeteve të ishin gati. (PCWorld Albanian)

Ford përqafon Android Auto dhe Apple Car Play, ofron mbështetje për platformat në të gjitha modelet e 2017-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)