Fondacioni Vodafone i shpall luftë kancerit me aplikacionin e ri DreamLab

Publikuar më: 09-11-2015

Screenshot 2015-11-09 20.56.24(2)Fondacioni Vodafone dhe Instituti hulumtues në fushën e mjekësisë, Garvan, si pjesë bashkëpunimit të tyre tre vjeçar kanë lançuar aplikacionin DreamLab në një betejë për të luftuar kancerin.

Dizenjuar nga B2Cloud, aplikacioni DreamLab aktualisht është i disponueshëm në Android i cili do të pasohet së shpejti nga një në iOS. Ky aplikacion është ndërtuar për të transformuar çdo telefon inteligjent në një super kompjuter tha Vodafone.

Kur smartfoni është duke u ngarkuar, aplikacioni DreamLab shkarkon automatikisht sekuenca të vogla gjenetike që Instituti Garvan i ruan në shërbimet cloud të Amazon. Informacion pasi përpunohet, rezultatet dërgohen pas tek hulumtuesit e Garvan.

Screenshot 2015-11-09 20.54.39

Me këtë aplikacion përdoruesit kanë mundësi të mbështetin hulumtimin e disa llojeve të kancerave. Vodafone tha se për ndërtimin e këtij projekti u deshën dy vite të lodhshme dhe eksperimentime edhe në një version desktop.

E kemi testuar këtë aplikacion dhe çdo gjë duket të shkojë për mrekulli. Pasi të keni instaluar dhe hapur aplikacionin do tu kërkohet të përcaktoni një limit të dhënash që do të transferohen përmes rrjetit mobil nga 50 MB deri në 250 MB. Në rrjetin e Vodafone këto MB nuk do të llogariten si të konsumuara.

Sa i përket rrjeteve Wi-Fi mund të përcaktoni një limit mes 250 MB deri në 1GB. Gjer tani nuk kemi vënë re asnjë kufizim në aplikacion edhe pse është ndërtuar nga Vodafone Australia. (PCWorld Albanian)

Fondacioni Vodafone i shpall luftë kancerit me aplikacionin e ri DreamLab
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)