Fixstars ka ndërtuar diskun e parë solid me kapacitet 13 TB me kosto 13,000 dollar

Publikuar më: 14-01-2016

321744-100638052-largeNëse keni 13,000 dollar dhe nuk dini ku ti harxhoni ne kemi një sugjerim: Blini diskun solid të parë në botë me kapacitet 13 TB. Ky hardisk bart emrin e Fixstars dhe del në shitje në fund të muajit Shkurt.

Aktualisht kapacitetet e SSD-ve nuk i kalojnë 6TB ndërsa SSD-13000M ofron dyfishin e kësaj. Disku solid në fjalë do të shitet vetëm nga Fixstars dhe nuk do të jetë i disponueshëm përmes distributorëve.

Ofron shpejtësi leximi 580 MBps (megabajt për sekond) dhe shpejtësi shkrimi 520 MBps. Prodhuesi tjetër i njohur i çipeve të memorjes, SanDisk gjithashtu ka njoftuar prezantimin e dy modeleve të reja me kapacitet 6TB dhe 8TB. Edhe Samsung ka nxjerrë në shitje një model me kapacitet 4TB.

Disku solid i Fixstars është paisur me teknologjinë NAND të zhvilluar nga Toshiba. Hardisku është ndërtuar për bizneset dhe pse jo edhe për hulumtime shkencore.(PCWorld Albanian)

Fixstars ka ndërtuar diskun e parë solid me kapacitet 13 TB me kosto 13,000 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)