Fitimet e Samsung në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta, kompania përgatitet për ndryshime radikale

Publikuar më: 27-10-2016

A visitor tries out a Samsung Electronics' Galaxy Note 7 at company's headquarters in Seoul, South Korea, October 5, 2016. Picture taken on October 5, 2016.  REUTERS/Kim Hong-JiSamsung bëri të ditur ditën e sotme se planifikon të rikuperojë dëmin katastrofik të shkaktuar nga Galaxy Note 7 ngjarje e cila rezultoi me rënien e fitimit në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta shkroi agjensia e lajmeve Reuters.

Gjigandi Koreano-Jugor tha se po zgjeron hetimin ndaj shkaqeve të problemit me baterinë e Galaxy Note 7 për të siguruar investitorët se diçka e tillë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.

Ndryshime në bordin drejtuesin do të ndjekin pas një prej dështimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë. 48 vjeçari Lee, djali i patriarkut Lee Kun-Hee i cili u shtrua në spital pas problemeve me zemrën, do të marrë një rol të veçantë në grupin e paisjeve të rangut të lartë.

Prodhuesi numër 1 i telefonëve në botë raportoi një rënie të ardhurash me 96% për tre mujorin e tretë të vitit krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat e kompanisë ishin 4.57 miliard dollar ndërsa fitim vetëm 87.63 milion dollar.

Dështimi i Galaxy Note 7-tës ndikoi edhe në GDP e vetë Koresë së Jugut e cila ra me 0.1 deri në 0.2 pikë pëqindjeje thanë zyrtarët e Ministrisë së Financave të këtij vendi. (PCWorld Albanian)

Fitimet e Samsung në nivelet më të ulëta që nga 2008-ta, kompania përgatitet për ndryshime radikale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)