Fitimet e rrjetit social Facebook në shifra rekord, reklamimi arrin majat

Publikuar më: 04-11-2016

4428Facebook pothuajse trefishoi fitimet në tre mujorin e tretë të 2016-tës duke shtuar dominimin në tregun e reklamimit. Kompania në raportin financiar të tre mujorit të fundit publikuar ditën e Mërkure tha se të ardhurat nga reklamimi i rritën me 59% nga viti në vit.

Fitimet u rritën në 2.38 miliard dollar nga 896 milion që ishin për të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Kjo rritje e fitimit vjen në një kohë kur publikuesit po investojnë në reklamim dhe po shkurtojnë vendet e punës.

Por edhe zgjedhjet Presidenciale në SHBA besohet të kenë luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave. Reklamimi mobil ishte indikatori kryesor i këtij suksesi.

Telefonët ofruan 84% të reklamave nga 78% vitin e kaluar ose 5,7 miliard dollar brenda 90 ditëve. I gjithë tregu dixhital i reklamave sipas analistëve besohet të kapë vlerën e 67.1 miliard dollar për 2016-tën.

Baza e përdorues të rrjetit social është rritur gjithashtu në 1,79 miliard përdorues aktivë në muaj kur 1,18 miliard qasen të pakten njëherë në ditë. Raporti më i fundit financiar do të thotë frymëmarrje për kompaninë e cila vjen pas një periudhe të vështirë kritikash për mënyrën sesi menaxhon përmbajtjet.

Pasi hoqi editorët “njerëzor” të modulit të trendeve, informacione të rreme pushtuan rrjetin social. Ndërkaq gjatë Shtatori kompania pranoi se kishte abuzuar me shikimevet e videoeve.

Censura ndaj Aftenposten dhe reagimi publik i Kryeministres Norvegjeze për një moment vuri në dyshim rëndësinë e rrjetit social në jetët tona. (PCWorld Albanian)

Fitimet e rrjetit social Facebook në shifra rekord, reklamimi arrin majat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)