Fitbit pranë blerjes së prodhuesit të orëve inteligjente Pebble

Publikuar më: 02-12-2016

p1000481-100638115-largeProdhuesi i shquar i rripave të fitnesit, Fitbit, është pranë blerjes së prodhuesit të orëve inteligjente Pebble për të shtënë në duar pronësinë intelektuale që ka kjo kompani.

Një prej arsyeve kryesore për blerjen e Pebble është sistemi operaitv Pebble OS i cili ka një bazë të qëndrueshme aplikacionesh dhe mund të sinkronizohet me iOS dhe Android raportoi Financial Times ditën e Mërkure.

As Pebble e as Fitbit nuk kanë komentuar ngjarjen dhe detajet e marrëveshjes ngelen të paqarta. Pebble, kompania e cila hyri në treg në 2012-tën përmes një fushatë në Kickstarter, fitoi vëmendjen e industrisë së veshjeve elektronike vitet e fundit. Time 2 dhe Pebble 2 janë dy prej produkteve më të mira të kompanisë. Ndërsa Core, një karficë artificiale e cila gjurmon aktivitetin fizik, është një tjetër produkt i Pebble që shkëlqen.

Sipas Financial Times edhe pas blerjes së Pebble nga Fitbit, ky i fundit do të vijojë të lejojë prodhimin e orëve inteligjente. Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur IDC raportoi një rënie me 51% të njësive të shitura në industrinë e orëve inteligjente. (PCWorld Albanian)

Fitbit pranë blerjes së prodhuesit të orëve inteligjente Pebble
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)