Fitbit dominon tregun në rritje të veshjeve elektronike ndjekur nga Apple dhe Xiaomi

Publikuar më: 06-12-2015

fitbit-charge-product-photos01Ngritja e industrisë së veshjeve teknologjike nuk ka të ndalur. Lideri kryesor i këtij sektori është Fitbit duke lënë pas orën inteligjente Apple Watch. Sipas të dhënave që vinë nga International Data Corporation(IDC) sektori është rritur me 200 % gjatë 2015-tës.

Në total janë shitur plot 21 milion veshje elektronike vetëm në 3 mujorin e tretë financiar të 2015-tës, një rritje me 197 % krahasuar me 7.1 milion njësitë e shitura në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Spikatën produktet si Fitbit Charge dhe Fitbit Surges ndjekur nga Apple Watch. Fitbit zotëron 22 % të tregut të veshjeve elektronike ndjekur nga Apple me 18.6 % dhe Xiaomi me 17.4 %.

Tregu i veshjeve elektronike në 2015-tën

Untitled

Ky i fundit nxjerr në pah etjen e tregut kineze për të tilla produkte. Në vendin e katërt vjen Garmin me 4.1 % dhe BBK me 3.1 %. Pjesa tjetër e ngelur e tregut prej 34% përbëhet kryesisht nga orët inteligjente me platformën Android Wear.

Prodhuesit kanë eksperimentuar me produkte të llojeve të ndryshme por sfida e vërtetë është dalja përtej kufinjve. Rast konkret është Xiaomi ku 97 % e produkteve të shitur që i përkasin këtij sektori janë shitur në Kinë. Apple nga ana tjetër ka shitur 7 milion orë inteligjente.

Por e ardhmja premton për këtë sektor. Në 2019-tën mendohet të jenë aktive mbi 500 milion veshje elektronike. Kjo rritje e paprecedent ushqehet nga trafiku mobil botëror ku nga 74.2 petabajt në 2014-tën do të arrijë në 634 petabajt në 2019. (PCWorld Albanian)

Fitbit dominon tregun në rritje të veshjeve elektronike ndjekur nga Apple dhe Xiaomi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)