Fitbit Charge 2 dhe Flex 2 janë rripa fitnesi të cilët shkëlqejnë në stil dhe funksionalitet

Publikuar më: 30-08-2016

fitbitcharge2flex2_1-800x533Fitbit akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit me produktet e saj këtë vit. Kompania sapo ka prezantuar dy rripa të rinj fitnesi: Charge 2 dhe Flex 2. Charge 2 është një version i përmirësuar i Charge HR por me më shumë funksionalitete, ekran më të madh dhe me rripa të zëvendësueshëm.

Ndërsa Flex 2 është një version i përmirësuar i modelit origjinal Flex me një dizajn terërisht të ri dhe fokus të veçantë në shkathtësi përdorimi.

Fitbit Charge 2

Përmirësimi më i prekshëm është ekrani 1.5 inç i cili zëvendëson ekranin e vogël të Charge HR. Ofron hapësirën e duhur për të treguar orën në krye ndërsa mëposhtë statistika të fitnesit.

Këto statistika vinë nga hapat, monitori i rrahjeve të zemrës, koha aktive dhe shumë të tjera. Rripat e Charge 2 janë të zëvendësueshëm. Mund të përzgjidhni në mesin e një variteti materialesh që nga silikoni, lëkura dhe gurë të çmuar. Charge 2 përmban një softuer të ri me funksionalitete të gjurmimit të cilat Charge HR nuk i posedon. Falë GPS-së e cila mund të sinkronizohet me atë të celularit, rripi i fitnesit është i efikas në përllogaritjes e distancave.

Përkujtuesit janë një tjetër risi e këtij versioni. Falë profileve të ofruara nga Fitbit, rripi do tu kujtojë përdoruesve të kryejnë ushtrime si ecja, vrapimi, ecja me biçikletë dhe shumë të tjera. Sigurisht përdoruesi do të ketë kontroll të plotë mbi informacionin që ofrojnë përkujtuesit.

Së fundit, sensori optik i matjes së rrahjeve të zemrës ka dy funksionalitete shumë me rëndësi: maksimumi i VO2 dhe momentet e pushimit. Çfarë është VO2? Analizon maksimumin e oksigjenit të përdorur nga trupi gjatë një ushtrimi intensive dhe mesatarja e kësaj vlere është e përcaktuar nga disa testime laboratike. Momentet e pushimit gjithashtu shfrytëzojnë matësin optik. Ato do të udhëzojë mbajtësin e rripit të ndërmarrin ushtrime dy minutëshe për të kontrolluar nivelet e stresit.

Fitbit Flex 2

Flex 2 është më i hollë dhe më modern sesa Flex. Vetë paisja është afro 1 inç më i gjatë dhe 30 % më i hollë sesa paraardhësi dhe vjen rripa silikoni e mund të vishihet krahas byzylykëve të shndritshëm dhe gjerdanëve.

Përtej stilit, Flex 2 mat distanca notimit deri në 150 metër. Ka një bateri e cili mund të durojë gjer në 5 ditë. Njoftimet e thirrjeve dhe SMS-ve dërgohen në formën e një drite pulsuese.

Charge 2 do të kushtojë 150 dollar ndërsa Flex 2 99 dollar. Që të dy rripat do të dalin në shitje këtë vjeshtë, pak javë përpara sezonit të blerjeve të fundvitit. (PCWorld Albanian)

Fitbit Charge 2 dhe Flex 2 janë rripa fitnesi të cilët shkëlqejnë në stil dhe funksionalitet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)