FirePro S9300 X2 dhe është karta grafike e dytë më e fuqishme e AMD-së

Publikuar më: 31-03-2016

capture2-100653145-largeNdërsa beteja për fuqi grafike po nxehet mes Nvidia dhe AMD, ky i fundit prezantoi një tjetër kartë grafike monstër. Quhet FirePro S9300 X2 dhe është karta grafike e dytë më e fuqishme e AMD-së aktualisht në treg.

Është ndërtuar posaçërisht për serverat dhe super kompjuterat ku kartat grafike përdoren gjerësisht për të përshpejtuar detyrat vizuale në aplikacionet shkencore. Modeli i ri ofron një performancë maksimale prej 13.9 teraflops shumë afër performancës 16 teraflops që ofron aktualisht Radeon Pro Duo, një kartë grafike për video lojërat për të cilën AMD pretendon të jetë më e fuqishmja në planet.

FirePro S9300 X2 bart dizajnin e Radeon Pro Duo duke u bazuar në dy grafika me arkitekturën Fiji. Ka një konsum marramendësh prej 300 vatësh. Memorja është një tjetër avantazh i kësaj karte grafike e përbërë prej 8GB HBM (High Bandwidth Memory), e cila është disa herë më e shpejtë sesa memorja GDDR5. Jo vetëm që zë më pak hapësirë fizike por ofron efikasitet më të lartë konsumin e energjisë.

Edhe pse AMD duket të jetë një hap para për teknologjia e kartave grafike, Nvidia nuk qëndron larg. Kjo e fundit pritet të prezantojë një kartë grafike të re e cila do të përmbajë arkitekturë të re, memorje të avancuar dhe mekanizma më të shpejtë transmetimi.

Megjithatë AMD gjithashtu do të sjellë grafika të reja nga fundi i vitit bazuar në arkitekturën Polaris për ta rritur më tej instensitetin e betejës së grafikave mes dy kompanive. (PCWorld Albanian)

FirePro S9300 X2 dhe është karta grafike e dytë më e fuqishme e AMD-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)