Firefox tejkalon Microsoft Edge dhe Internet Explorer ndërsa Chrome vijon të dominojë

Publikuar më: 17-05-2016

firefox-mugMicrosoft mund të ketë ndërtuar një shfletues i cili që sjell shumë përfitime për internetin e ditëve të sotme, por vendimi për zë zhvilluar Edge dhe lënë mënjëanë Internet Explorer ka sjellur shumë përfitime për rivalët.

Sipas një raporti më të fundit nga StatCounter publikuar ditën e sotme, Mozilla Firefox është shfletuesi i dytë më popullor duke zbritur Internet Explorer dhe Edge në vendin e tretë.

StatCounter grumbullon të dhëna nga 3 milion uebfaqe me 15 miliard shikime çdo muaj. Sipas firmës analitike, Firefox tani përfaqëson 15.6 % të tregut botëror të shfletuesve duke lënë pas Edge dhe Internet Explorer me 15.5 %.

ww-desktop-browser-apr-2016Chrome padyshim është sunduesi me 60.5 % të tregut, shifra këto që vijojnë të rriten çdo muaj. Ky shfletues numëron mbi 1 miliard përdorues nga platformat desktop dhe mobile. Apple Safari dhe Opera së bashku posedojnë 8.4 % të tregut.

StatCounter është një barometër intesant sa i përket trendeve të internetit dhe ishte ndër të parët që sinjalizoi dominimin e Chrome. Në lidhje me trafikun mobil, firma është më pak e besueshme megjithatë edhe në këtë sektor Chrome udhëheq ndjekur nga UC Browser, Safari, Opera dhe shfletuesi i Android. (PCWorld Albanian)

Firefox tejkalon Microsoft Edge dhe Internet Explorer ndërsa Chrome vijon të dominojë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)