Firefox do të braktisë për shtojcat në fund të 2016-tës

Publikuar më: 10-10-2015

firefoxlogo-100609354-largePara pak kohësh shfletuesi Chrome i Google vendosi të braktisë shtojcat e Java dhe Silverlight. Tani Firefox po ndjek hapat e Chrome. Ditën e enjte, Mozilla bëri të ditur në blogun e saj zyrtar se që nga fundi i vitit 2016 nuk do të ofrojë më mbështetje për shtojcat e bazuara në gjuhën e programimit të Netscape i njohur ndryshe si NPAPI.

Gjatë këtyre viteve, NPAPI u ka bërë të mundur shfletuesve përdorimin e shtojcave për lojrat, hartat interaktive të pasura si dhe videot. Në këtë mënyrë shfletuesit u bënë më interesantë për tu përdorur. Por në të njëjtën kohë, shtojcat sollën probleme të sigurisë, probleme me stabilitetetin dhe përkeqësim të performancës. Ndaj zhvilluesit vendosën të sillnin një standart të ri, ata krijuan HTML 5 për të zëvendësuar shtojcat. Ky standart tashmë është përqafuar nga shumica e uebaqeve më të rëndësishme online.

Pavarësisht kësaj, Flash do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Firefox, ashtu si dhe në Chrome. Videot dhe reklamat Flash do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në shfletuesin Firefox. Përsa i përket ndryshimit që do të ndjejnë përdoruesit e shfletuesit në sajë të largimit të NPAPI, po ju themi se ai do të jetë minimal.  (PC World Albanian)

Firefox do të braktisë për shtojcat në fund të 2016-tës
1 vote, 3.00 avg. rating (72% score)