Firefox çaktivizoi API-në e baterisë nëpërmjet të cilës uebsajtet gjurmonin përdoruesit

Publikuar më: 02-11-2016

3261Mozilla vendosi ti hiqte të drejtën e hyrjes uebsajteve në API përgjegjëse për gjendjen e baterisë së Firefox 52 për të përmirësuar privatësinë e përdoruesit gjatë shfletimit në ueb.

API dedikuar gjendjes së baterisë u prezantua në 2012 duke u dhënë uebsajteve, aplikacioneve dhe shtojcave informacion rreth gjendjes së baterisë së pajisjen dhe kohëzgjatjen e saj.

Gjer më sot uebsajtet mundeshin të merrnin këtë informacion direkt pa ndonjë leje specifike.

U zbulua se kjo API mund të përdoret për gjurmuar dhe për të ndjekur online një pajisje. Përdoruesit e Firefox mund ta ndalojnë nga funksioni këtë API në shfletuesin e tyre duke ndryshuar konfigurimin e dom.battery.enabled falseabout:config.

  1. Shkruani about:config në shiritin e adresës në Firefox.
  2. Konfirmoni se ju do të jeni i kujdesshëm për ndryshimet që do të bëni aty.
  3. Kërkoni për dom.battery.enabled.
  4. Një dopjo klik ndryshon vlerën në false.

Duke filluar me versionin Firefox 52, uebsajtet nuk do të kenë më hyrje në këtë API.

Ndryshimet prekin versionet e desktop, Android të shfletuesit Firefox. Kjo do të thotë se vetëm Chrome dhe shfletuesit e bazuar në Chromium mund të gjurmohen duke përdorur këtë API. (PCWorld Albanian)

Firefox çaktivizoi API-në e baterisë nëpërmjet të cilës uebsajtet gjurmonin përdoruesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)