Firefox 49: Fjalëkalimet e ruajtura në HTTP do të ruhen automatikisht edhe në HTTPS

Publikuar më: 12-08-2016

firefox_logo-930x488Mozilla planifikon të lëshojë një përditësim për menaxherin e fjalëkalimeve të ndërtuar brenda shfletuesit që të bëjë fjalëkalimet HTTP të funksionojnë gjithashtu në faqe HTTPS.

Nëse përdorni këtë funksionalitet për ruajtur fjalëkalimet në Firefox për momentin, ju mund të dini se menaxheri bën diferencë mes protokolleve HTTPS dhe HTTP. Kur ruani një fjalëkalim në http://shembull.com/ , nuk do të funksionojë në https://shembull.com . E vetmja zgjidhje ishte të ruaje fjalëkalimet në të dyja faqet.

Me më shumë faqe duke migruar në HTTPS, ishte koha që Firefox të rivlerësonte menaxherin e fjalëkalimeve për sa i përket kësaj çështje. Mozilla vendosi ta ndryshonte sjelljen tij në përditësimin e ardhshëm Firefox 49,

Fjalëkalimet për protokollin HTTP do të punojnë automatikisht kur jeni të lidhur me HTTPS në të njëjtën faqe. Me fjale të tjera nëse një fjalëkalim HTTP është i ruajtur në Firefox, do të përdoret për faqet HTTP dhe HTTPS kur të lirohet  Firefox 49. E kundërta nuk do të funksionojë për shkak të çështjeve të sigurisë.  HTTP nuk përdor enkriptim prandaj fjalëkalimi mund të vidhet lehtë nga persona të tretë.

Firefox 49: Fjalëkalimet e ruajtura në HTTP do të ruhen automatikisht edhe në HTTPS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)