Firefox 44 sjell njoftimet e bazuara në ueb dhe shërbimet e printimit në Android

Publikuar më: 26-01-2016

page-image.af8027a425deDitën e sotme Mozilla solli për përdoruesit Windows, Mac, Linux dhe Android versionin 44 të shfletuesit Firefox së bashku me disa shtesa mjaft të dobishme ku ndërto spikasin njoftimet e bazuara në ueb.

Shfletuesin mund ta shkarkoni menjëherë nga Firefox.com ndërsa për versionin mobil duhet të prisni gjersa të shfaqet në Play Store. Mozilla gjithashtu bëri një njoftim madhor ku tha se numri i përdoruesve të shfletuesit është 500 milion globalisht.

Versioni 44 sjell një ndryshim të prekshëm në të gjitha platformat dhe bëhet fjalë për largimin e shifrës RC4. Kjo shifër transmetimi u ndërtua në 1987 ndërsa kohët e fundit ka qenë burim i madh dobësish.

Siç thamë më lart një nga risitë kryesore të versionit 44 janë njoftimet e bazuara në ueb. Në të vërtetë ky funksionalitet ka qenë i disponueshëm që në Prill të 2015-tës në shfletuesin Chrome.

Por ekziston një ndryshim njoftimeve të Chrome dhe atyre të Firefox. Ueb njoftimet në Firefox do të dërgohen tek përdoruesit edhe sikur uebfaqja të mos jetë aktive. Mozilla bëri të ditur që diçka e tillë të ishte e mundur por që përdoruesit duhet ti garantojnë një leje shfletuesit.

Në Android, Firefox 44 sjell shërbimet e printimit direkt nga uebi. Versioni i radhës, Firefox 45, do të mbërrijë nga mesi i muajit Mars. (PCWorld Albanian)

Firefox 44 sjell njoftimet e bazuara në ueb dhe shërbimet e printimit në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)