Firefox 2.0 sjell funksionalitete të reja dedikuar iPhone 6S dhe 6S Plus

Publikuar më: 20-02-2016

firefoxlogo-100609354-largeKanë kaluar tre muaj që kur Mozilla vendosi të sillte shfletuesin Firefox në platformën mobile të Apple, iOS. Tani me versionin 2.0 të prezantuar të enjten, kompania po shton veçori të reja tek shfletuesi mobil.

Ndër të tjera mund të përmendim mbështetjen për prekjen 3D, kërkimin Spotlight dhe një menaxher fjalëkalimesh. Siç mund të kuptoni shumica e funksionaliteteve të reja do të jenë të padobishme për ata që posedojnë një iPhone të vjetër përveç modeleve 6S dhe 6S Plus.

Prekja 3D

Ndër veçoritë kryesore padyshim është mbështetja për prekjen 3D në iPhone 6S dhe 6S Plus. Nëse mbani të shtypur ikonën e Firefox do të shfaqen tre opsione: të qaseni në faqen më të fundit, qasja në një tab privat ose një tab të zakonshëm.

Menaxheri i fjalëkalimeve3d-quick-access-en-100645762-small

Në versionin e parë të Firefox për iOS përdoruesit kishin mundësi të ruanin fjalëkalimet. Tani me verison 2.0 Mozilla ka zgjeruar funksionalitetet duke lejuar editimin dhe fshirjen e fjalëkalimeve të ruajtura.

Kërkim më i mirë

Firefox 2.0 tani funksionon me kërkimin Spotlight në iOS 9. Është përfshirë edhe një funksionalitetet i ri kërkimor brenda uebfaqeve ku mund të kërkoni për një fjalë apo frazë specifike. (PCWorld Albanian)

Firefox 2.0 sjell funksionalitete të reja dedikuar iPhone 6S dhe 6S Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)