Firefox 14 enkripton kërkimet në Google

Publikuar më: 19-07-2012
Firefox 14 enkripton kërkimet në Google

Mozilla ka paraqitur versionin e ri të shfletuesit Firefox me një veçori të re për të enkriptuar vetvetiu të gjitha kërkimet në Google.

Gjëja më e theksuar e përfshirë në Firefox 14 të ri, tani në dispozicion për shkarkim, është HTTPS Google Search, një veçori kjo që mbronë përdoruesit nga reklamuesit dhe ata që grumbullojnë të dhëna nga përdoruesit ose ndryshojnë dhe censurojnë rezultate të caktuara të kërkimit.

"Kërkimet ‘Encrypting our user’ është hapi jonë i ardhshëm për t’jua mundësuar përdoruesve një kontroll më të mirë mbi të dhënat e tyre online. Mundësimi i HTTPS për kërkimet në Google ndihmon përdoruesit e Firefox në arritjen e një kontrolli më të mirë rreth atyre që i shohin gjërat që ata (përdoruesit) i kërkojnë – pyetësorët që janë shpesh të ndjeshëm. Ne jemi të ngazëllyer të shohim këtë përmirësim në lëshimet tona të ardhshme tani që ne, me ndihmën e Google, kemi qenë në gjendje t’iu ofrojmë përdoruesve tonë një kërkim të sigurt dhe të përgjegjshëm në siguri," shpjegoi Mozilla.

Google për momentin është makina e vetme e kërkimit përmes së cilës Firefox u mundëson përdoruesve të bëjnë kërkime private, por Mozilla thotë që në të ardhmen planifikon të mbështesë makina shtesë të kërkimit me këtë veçori.

Përveç kërkimit HTTPS në Google, Firefox 14 do ta bëjë më të lehtë që të shihet identiteti i një Ueb faqeje duke ndryshuar rrugën që ikona në të majtë të URL-së paraqitet. Ky ndryshim është si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj faqeve mashtruese. (PCWorld Albanian)

Firefox 14 enkripton kërkimet në Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)