Finalizohet Hack Day Kosova 2016, UBT shpërblen fituesit me bursa, trajnime dhe certifikime

Publikuar më: 26-11-2016

_dsc5713Është finalizuar ditën e sotme në Prishtinë gara kibernetike e organizuar nga UBT-CERT, Hack Day Kosova 2016.

Një aktivitet i cili startoi ditën e Premte në Ora 10, shënoi kulmin e saj me garën e cila zgjati për mëse 5 orë gjatë së cilës hakerat testuan infrastruktura të ndryshme rrjetesh.

Ndërsa dita e Shtune kishte rezervuar momentin e veçantë të shpalljes të fituesve të cilëve u shpërndanë çmime dhe certifikata me pjesëmarrjen e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

_dsc5343-copy

Kjo garë pati tre grupe fituese. Grupi i parë përbëhej nga Agron Hysenaj dhe Rexhep Bërlajolli.

_dsc5700

Grupi i dytë përbëhej nga Shkumbin Shala, Florian Konushevci dhe Kastriot Fetahaj.

_dsc5683

Surprizë ishte grupi i tretë i cili vinte nga Shqipëria dhe përbëhej nga Rio Sherri dhe Enea Dedaj.

_dsc5676

Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe certifikave u organizua ditën e sotme në Ora 11 pranë Kampusit të UBT-së.

Fituesit e vendit të parë shpërblehen me bursë studimi për të gjithë anëtarët shoqëruar nga trajnime dhe certifikime. Ndërsa anëtarët e grupeve fituese të vendit të dytë dhe të tretë përfitojnë trajnime dhe certifikime.

_dsc5346-copy

Hack Day Kosova 2016 ishte një prej aktiviteteve të shumëpritura i cili ngjalli interes të lartë kryesisht tek të moshat e reja të apasionuar pas sigurisë kibernetike dhe zuri vend pas afro një muaji nga organizimi i aktivitetit simotër në Shqipëri, Hack Day Albania 2016.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve rreth rëndësisë që bart në vetvehte siguria kibernetike.

_dsc5357-copy

Gjatë fjalës hapëse të rektorit Prof. Dr. Hajrizi ditën e djeshme, ai vuri theksin tek elementi i sigurisë së informacionit dhe rëndësia që rritet dita ditës në epokën e digjitalizimit që ne po jetojmë.

Ai tha se synojmë që këtë garë ta shndërrojmë një traditë jo vetëm për UBT-në por edhe hakerat shqiptarë ku çdo vit do të kenë një destinacion për të shprehur talentin e tyre. ICTSmedia dhe PCWorld vinë si mbështetës të këtij aktiviteti.(PCWorld Albanian)

Finalizohet Hack Day Kosova 2016, UBT shpërblen fituesit me bursa, trajnime dhe certifikime
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)