Finalizimi i Windows 10-tës do të kryhet që këtë javë

Publikuar më: 06-07-2015

win10build10159Jemi cdo ditë e më afër debutimit të Windows 10 më 29 korrik ndaj Microsoft nuk i ka mbetur shumë kohë.

Burime të afërta me kompaninë kanë deklaruar për TheVerge se kompania këtë javë është duke punuar për të finalizuar përfundimisht sistemin e ri operativ Windows 10. Kështu që kopjet e Windows 10 do të jenë gati për t’ju dërguar partnerëve prodhues të Microsoft para lançimit në datën 29 korrik.

Microsoft tashmë po e sjell Windows 10 jo thjesht si një sistem operativ por si një shërbim. Kjo do të thotë që sistemi operativ Windows 10 do të përditësohet vazhdimisht, pra ashtu si iOS apo OS X. Prandaj dhe Windows 10 është emërtuar ndryshe si versioni final i Windows. Kompania ka lajmëruar se përditësime të Windows 10 do të vijnë që në muajt e parë të lancimit të këtij softueri ku do të përfshihet mbështetja për shfletuesin e ri Edge dhe aplikacionet e tjera e ndërtuara posacërisht për Windows 10.

Progresi që ka pësuar Windows 10 mund të shihet qartë dhe në ndërtimet paraprake që kompania ka bërë të mundur për testuesit pothuajse cdo javë. Vetëm javën që kaloi Microsoft lançoi 3 ndërtime të reja të Windows 10( ndërtimit 10158, 10159 dhe 10162). Me anë të këtyre ndërtimeve , kompania ka mundur dhe të korigjojë vazhdimisht qindra gabime, duke e bërë Windows 10 gradualisht gati për të mbërritur tek konsumatorët në formën e tij më të mirë. Edhe pse Microsoft do të finalizojë këtë javë Windows 10, kompania do të vazhdojë të korigjojë ndonjë problem të mundshëm deri në 29 korrik. Si fillim versioni i finalizuar do të mbërrijë tek testuesit pjesë e programit Insider. (PC World Albanian)

Finalizimi i Windows 10-tës do të kryhet që këtë javë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)