Fillon shitja e Lenovo Phab 2 Pro, telefonit të parë të projektit Tango

Publikuar më: 02-11-2016

google-tango-lenovo-phab2-pro-novet-930x698Ditën e sotme Lenovo nxori në shitje Phab 2 Pro, phabletin e parë të projektit Google Tango me kosto 499 dollar. Ky do të jetë telefoni i parë i cili funksionon me aplikacionet Tango të cilët do të jenë të disponueshëm në Google Play Store.

Lenovo Phab 2 Pro u prezantua gjatë Qershor. Për tju rikujtuar, telefoni ka ekran 6.4 inç, procesor Qualcomm Snapdragon 652, 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme, bateri me kapacitet 4,050 mAh, kamër të pasme 16 megapiksel, Android Marshmallow dhe sensorët Tango.

Veçori kryesore e telefonit padyshim është realiteti virtual. Aplikacionet dhe lojërat do të mund të luhen pa nevojën e paisjeve shtesë.

Hot Wheels Track Builder është një prej titujve më të përfolur i cili do të funksionojë me realitetin virtual të Tango.

google-tango-lenovo-phab2-pro-novet-2Loja është zhvilluar nga Mattel në bashkëpunim me Milk Room Studios dhe Spectral Games.

Ambjenti i lojës është po ai ambjen fizik që ju rrethon juve në një eksperiencë të pakrahasueshme. Ky është vetëm një prej 35 aplikacioneve që mbështetin projektin Tango. Disa titujt të tjerë janë Crayola Color Blaster, Solar Simulator dhe Tower for Tango.

E gjitha u duket mëse reale sepse mund tu afrohen objekteve brenda lojës duke lëvizur fizikisht për ti parë nga më afër.

Ndryshe nga lojërat e realitetit virtual, Hot Wheels Track Builder nuk degradon performancën ndërsa shikoni nga kënde të ndryshme. Sigurisht loja mund të përmirësohet më tutje si përshembull me mundësinë për të skanuar makinën tuaj dhe vendosur brenda lojës. Tani për tani, çdo gjë duket një mrekulli. (PCWorld Albanian)

Fillon shitja e Lenovo Phab 2 Pro, telefonit të parë të projektit Tango
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)