Fiat, Suzuki dhe Renault sfidojnë Volkswagen, janë ndotësit më të mëdhenj në Europë

Publikuar më: 19-09-2016

1553Mbase askujt nuk i shpëtoi nga vëmendja skandali i Volkswagen vitin e kaluar i cili mori emrin “Dieselgate.” Prodhuesi i shquar i industrisë së makinave u përball me një gjobë multi miliardëshe ndërsa autoritetet amerikane kërkuan tërheqjen nga tregu të 500,000 automjeteve të cilat emëtonin gazra në atmosferë përtej standarteve.

U zbulua një softuer ilegal i cili ulte emëtimin e gazrave në momentin kur po testohej motori Volkswagen. Por një hulumtim i realizuar nga Transport & Enviroment zbuloi se jo vetëm makinat Volkswagen thyejnë rregulloren Europiane “Euro 6” të emëtimit të gazrave në atmosferë.

Madje disa prodhues të tjerë si Fiat, Opel, Suzuki dhe Renault, lënë në hije skandalin Volkswagen. T&E kreu testime në 230 makina me motor nafte dhe përpiloi një grafik ku tregoi tejkalimin e kufirit NOx.

Konkretisht makinat Alfa Romeo, Fiat dhe Suzuki kanë motorë nafte të cilët tejkalojnë kufirin e emëtimeve të Euro 6 me 15 herë. Dacia, Infiniti, Nissan dhe Renault emëtojnë 14 herë më shumë ndërsa Opel 10 herë.

Çdo prodhues automobilash tejkalonte kufinjtë e Euro 6 dhe Toyota është më konservatori në këtë mes. Sipas T&E ekzistojnë 29 milion makina “të pista” në rrugët Europiane. Në lidhje me standartet Euro 6, pesë kompanitë me rekordin më të keq janë Renault, Land Rover, Hyundai, Opel dhe Nissan. (PCWorld Albanian)

Fiat, Suzuki dhe Renault sfidojnë Volkswagen, janë ndotësit më të mëdhenj në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)