Fiat Chrysler tërheq 8000 automjete nga tregu. Kanë probleme serioze të sigurisë

Publikuar më: 08-09-2015

150707jeepmontreuxconsegna07

Një dobësi në sistemin e sigurisë së makinave, ka bërë që një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit, Fiat Chrysler të tërheqë nga tregu 7.810 automjete Jeep. Këto makina janë prodhuar gjatë këtij viti, konkretisht bëhet fjalë për modelin Jeep Renegade SUV. Pajisja me një ekran me prekje 6.5 inç në automjet i jep mundësi hakerave të kompromentojnë sistemin e tyre të sigurisë.

Hakerat mund të kontrollojnë makinën deri në atë pikë sa të fikin apo ndezin motorrin. Ky është një problem shumë serioz për shoferët. Përmes një deklarate, kompania Fiat Chrysler raportoi se ka marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi. Deri më tani hakerat nuk e kanë shfrytëzuar një dobësi të tillë për të dëmtuar automjetet. Fiat ka hapur një fushatë online, ku zotëruesit e një automjeti të tillë mund të kontrollojnë nëse makina e tyre e ka këtë dobësi apo jo duke përdorur numrin e identifikimit unik të saj. Ndërkohë pronarët e automjeteve me defekt do të pajisjen falas nga kompania me një softuer të ri të korigjuar. (PC World Albanian)

Fiat Chrysler tërheq 8000 automjete nga tregu. Kanë probleme serioze të sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)