Fedora 25 mbërrin në minikompjuterin Raspberry Pi

Publikuar më: 21-10-2016

raspi3-f25beta-945x400Fedora mund të mos jetë një nga distrot më popullore të Linux, por padyshim është ndër më të preferuarat. Në të kaluarën kemi parë një pjesë të tij në fazë testuese në Rasberry Pi dhe tani është një realitet.

Pavarësisht se akoma është në fazën beta, Fedora 25 ofron mbështetje për Raspberry Pi 2 dhe 3. Në të njëjtën kohë ofron mbështetje për USB të ndryshme, për adaptera Wi-Fi dhe shumë harduer të tjerë.

I vetmi zhgënjim është mungesa e mbështetjes për Wi-Fi dhe Bluetooth-in e Pi 3. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa ngërçe si probleme me audion dhe mungesa e mbështetjes për HAT. për çdo detaj drejtohuni tek faqja e pyetjeve më të shpeshta. (PCWorld Albanian)

Fedora 25 mbërrin në minikompjuterin Raspberry Pi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)