Fedora 24 sjell GNOME 3.20 dhe tre versione të sistemit operativ

Publikuar më: 21-06-2016

fedora-24-default-wallpaper-100666976-largeFedora 24 supozohet të debutojë ditën e sotme pas disa shtyrjesh të vazhdueshme. Edhe njëherë tjetër Projekti Fedora ka kaluar një sërë procesesh për integrimin e funksionaliteve dhe softuerëve më të fundit pa harruar GNOME 3.2.

Versioni më i fundit i GNOME sjell përmirësime të shumta që nga kontrollët e luatjes së përmbajtjeve multimediale në panelin e njoftimeve gjer tek rezultatet më të mira të kërkimit të sekdarëve.

Gjithashtu përditësimi nga Fedora 24 në Fedora 25 kur të vijë momenti i duhur do të realizohet nga aplikacioni i softuerëve të GNOME. Ky model përditësimi quhet DNF dhe është shfrytëzuar për herë të parë në Fedora 23.

Fedora 24 ka një pasqyrim më të mirë të gërmave falë fokusit të veçantë të GNOME në përmirësimin e modelit aktual të gërmave, Cantarell.

fedora-24-default-workstation-applications-100666975-largeNjë ndryshim rrenjësor dhe mjaft i rëndësishëm i Fedora 24 është përditësimi i glibc në versionin 2.23 duke premtuar më shumë performancë dhe rregullime gabimesh në ekosistemin e Fedora. Kompiluesi i sistemit,GCC, gjithashtu është përditësuar në versionin 6 çka do të rezultojë në kod më të optimizuar me më pak gabime.

Sistemi i ri operativ do të vijë në tre opsione: Fedora Workstation për desktopët, Fedora Server dhe Fedora Cloud.Versionin më të fundit mund ta shkarkoni në uebfaqen getfedora.org. (PCWorld Albanian)

Fedora 24 sjell GNOME 3.20 dhe tre versione të sistemit operativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)