FBI-ja mund të shmangë zbulimin e teknikës së zbërthimit të Apple iPhone të atentatorit të San Bernardinos

Publikuar më: 04-04-2016

Apple-Logo-930x619FBI mund ti shpëtojë lehtësisht zbulimit të metodës përdorur për të zbërthyer iPhone e një prej atentarëve të San Bernadinos, ngjarje kjo e cila u bë shkaktare shumë debateve dhe një beteje ligjore mes Apple dhe Byrosë Federale të Hetimit.

Sipas amendamentit amerikan të dobësive, qeveria supozohet se duhet të vijë në ndihmë kompanive teknologjike në mbylljen e dobësive dhe si rezultat të mbrohen konsumatorët me përjashtim kur ekziston një detyrim ligjor.

Apple shprehu dëshirën për të mësuar se FBI-ja ja ka arritur të tejkalojë sigurinë e iPhone. Por FBI-ja e cila kaloi tërë ato peripeci për tu qasur në të dhënat e enkriptuara të telefonëve të kriminelëve në fjalë me shumë gjasa do të preferonte ta mbante të fshehtë mënyrën sesi ka arritur të hakojë iPhone e Syed Farook.

Ekspertët u shprehën se politikat shtetërore janë të paqarta në gjykimin e të tilla rasteve dhe kështu do të lindte nevoja për një hetim të rastit. U shpreh një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Por nëse një hetim i rastit vihet në jetë, një pjesë e madhe e ekspertëve të sigurisë presin që Shtëpia e Bardhë dhe FBI ta mbajnë të fshehtë dobësinë e sigurisë në iPhone. Madje ekspertët shprehen se FBI është në gjëndje të shmangë terësisht hetimin nëse për të zbërthyer enkriptimin e iPhone ka përdorur teknologjinë e një kontraktori.

Gjatë një telefone nga Reuters, një zëdhënës i departamentit amerikan të drejtësisë nuk pranoi të shpjegon rreth metodës përdorur për të zbërthyer iPhone e Farook e as nëse kjo do të funksiononte edhe tek telefonët e tjerë.

Apple përveçse shprehu dëshirën të mësonte rreth kësaj teknike, nuk pranoi të bënte ndonjë koment lidhur me rrethanat e krijuara. (PCWorld Albanian)

FBI-ja mund të shmangë zbulimin e teknikës së zbërthimit të Apple iPhone të atentatorit të San Bernardinos
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)