FBI-ja ka paguar më shumë se 1.3 milion dollar tek Zerodium për të dëshifruar iPhone 5C

Publikuar më: 22-04-2016

The Apple logo is pictured at its flagship retail store in San FranciscoShefi i Byrose Federale Amerikane të Hetimit, James Comey tha ditën e enjte se agjensia ka paguar për dëshifruar iPhone 5C e atentatorit të San Bernardinos më shumë sesa do të fitojë ai në 7 vitet e ardhshme të postit shkruante agjensia e lajmeve Reuters.

Sipas të dhënave të FBI-së dhe Zyrës Amerikane të Buxhetit, paga vjetore e Comey është 183,300 dollar. Nëse nuk do të ketë rritje page apo bonus, Comey do të fitojë 1.34 milion dollar për periudhën që zgjat mandati i tij.

Nga kjo kuptojmë se FBI ka paguar shumën më të lartë ndonjëherë për hakimin e iPhone. Më shumë se 1 milion dollar janë paguar nag zyra amerikane e sigurisë së informacionit tek kompania Zerodium për të dëshifruar iPhone.

Duke për Forumin Aspen të Sigurisë në Londër, Comey u pyet nga moderatori për shumën që FBI-ja kishte paguar për tu qasur në iPhone.

“Shumë. Shumë më tepër sesa do të fitoj unë përgjatë mandatit tim si shef i FBI-së, që i bie të jetë shtatë vite dhe katër muaj,” u shpreh Comey.

Në muajin Mars Departamenti Amerikan i Drejtësisë u bëri të ditur se kishte dëshifruar iPhone 5C e atentatorit të San Bernardinos me ndihmën e një pale të tretë, çka rezultoi edhe në pushimin e çështjes mes Apple dhe FBI-së.

Vetëm në SHBA janë në gjendje pune plot 16 milion iPhone 5C. Ndërsa 84 % e telefonëve ë Apple funksionojnë me iOS 9, sistemi operativ që u hakua në iPhone 5C. (PCWorld Albanian)

FBI-ja ka paguar më shumë se 1.3 milion dollar tek Zerodium për të dëshifruar iPhone 5C
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)