Me “Family” Vodafone sjell përfitime të shumta për abonentët Shqiptarë

Publikuar më: 13-10-2016

vodafone_family_small_4953Akuzuar prej kohësh nga rivalët në treg për monopol me planin tarifor “Club”, Vodafone vijon të zgjerojnë perandorinë e tij në Shqipëri. Duke filluar nga dita e sotme 1.67 milion abonentët aktivë të një prej markave botërore më të konsoliduara do të përfitojnë shërbimin më të ri: Vodafone Family.

Ndërtuar me në fokus parësor familjet, shërbimi më i ri ofron përfitime të shumta për abonentët e Vodafone. Bëhet fjalë për disa grupe të cilat do të jenë të tilla vetëm nëse 2 anëtarë i bashkohen.

Ndërsa limiti është 5 anëtarë përfitimet e vërteta fillojnë kur ato aktivizojnë një prej pakove: Vodafone Club Xtreme, Vodafone Club Mix, Vodafone Club Superiore, Vodafone Club Extra, Paketa Club 500.

Sa më i lartë që të jetë numri i paketave të aktivizuara aq më të larta përfitimet. Konkrektisht kur dy anëtarë aktivizojnë një paketë 4 javore, të tjerët përfitojnë 100 lekë zbritje të kostos të pakove të mësipërme me përjashtim të Club 500.

Përtej zbritjes së çmimeve, abonentët do të përfitojnë shërbimin Secure Net të Vodafone falas, 500 MB internet, 250 lekë kohë bisedë falas për rimbushjet mbi 1,000 lekë me M-Pesa.

Krijuesi i grupit Vodafone Family do të jetë edhe administratori i cili mund të heqë apo të shtojë anëtarë të rinj. Në të njëjtën kohë anëtarët mund të largohen kurdo nga grupi dhe të krijojnë grupin e tyre por vetëm pas 3 muajsh nga momenti i shtimit.

Gjithashtu administratorët do të kenë mundësi të fshijnë grupet Vodafone Family vetëm 3 muaj pas krijimit.

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri, Telekom Albania ofron shërbim të ngjashëm, One Family ku abonentët e saj përfitojnë deri në 20% ulje çmimesh për pakot M,L dhe XL.(PCWorld Albanian)

Me “Family” Vodafone sjell përfitime të shumta për abonentët Shqiptarë
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)