Lajmet

Facebook zyrtarizon Ditën e Miqësisë në përkujtim të 12 vjetorit të themelimit

Feb 5 2016
0 Shpërndarje
Facebook zyrtarizon Ditën e Miqësisë në përkujtim të 12 vjetorit të themelimit

facebook-friends-day-100643241-mediumTë gjithë sapo kanë aksesuar rrjetin social Facebook ditën e sotme janë ballafaquar me një mesazh deri diku të çuditshëm që shkruante: “Gëzuar Ditën e Miqësisë.” Tani mund të pyesni çfarë është kjo ditë sepse në të kaluarën mund të mos e keni festuar asnjëherë.

Kjo ditë quajtur “Dita e Miqësisë” është zyrtarizuar nga vetë rrjeti social Facebook në përkujtim të datëlindjes së 12-të që nga themelimi. Me këtë rast, Facebook po krijon një video të personalizuar me një kolazh fotosh për të gjithë përdoruesit i cili do tu kujtojë sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes miqsh.

Nëse imazhet e paraqitura në video nuk i pëlqeni, realisht mund ti editoni në bazë të preferencave përpara se ta shpërndani videon në rrjetin social.

Facebook sot është “shtëpia” e plot 1.6 miliard përdoruesve aktivë në muaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>