Facebook zbulon planet për të parandaluar shpërndarjen e lajmeve të rreme

Publikuar më: 21-11-2016

Facebook founder Mark Zuckerberg addresses the audience during a meeting of the APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation) Ceo Summit in LimaPasi u përball me kritika të shumta javën e kaluar nxitur nga dështimi për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook zgjodhi këtë të fundit për të informuar lidhur me disa masa që do të merren në këtë drejtim.

Vazhdimisht rrjeti social ka këmbëngulur se nuk është një publikues por kompani teknologjike duke refuzuar idenë se duhet të mbajë përgjegjësi për përmbajtjet që qarkullojnë në platformë.

Menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, vetë Zuckerberg e quajti të çmendur idenë se lajmet e rreme në rrjetin social kanë ndihmuar në fitoren e Donald Trump.

Të Shtunën Zuckerberg vijoi me një tjetër qëndrim se 99% e përmbajtjeve që njerëzit shohin në Facebook janë autentike.

Por statusin e fundit të publikuar në Facebook, vumë re një ton disi ndryshe. Ai tha se rrjeti social po punon për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme duke e cilësuar problemin si tejet kompleks jo vetëm teknikisht por edhe në aspektin filozofik.

“Ndërsa kemi të bëjmë me një përqindje shumë të vogël, kemi shumë punë për të bërë,” shprehej Zuckerberg. Ai vuri theksin tek disa masa që do të merren duke thënë se platforma “do të përpiqet të mësojë çfarë njërzit potencialisht mund ta quajnë të rreme përpara se ta konsiderojnë vetë të tillë.”

Gjithashtu Zuckerberg tha se Facebook do të punojë më afër me organizatat e verifikimit dhe gazetarë një fushatë e cila do të quhet “Verifikimi i Fakteve.” Një nga aspektet të cilat do të marrin konsideratë të veçantë është adresimi i lajmeve me qëllim të pastër të përfitimit financiar përmes reklamimit.

Këto masa konkrete vinë pas një jave të nxehtë kritikash dhe debatesh në industrinë e teknologjisë dhe impaktin e saj në jetën tonë shoqërore. Pak ditë përpara zgjedhje në Shtetet e Bashkuar au raportua një përhapje masive të lajmeve të rreme në platformat e medias sociale.

Buzzfeed raportoi se një lajm i rremë nga një faqe e tematikë kryesore politikën e brendshme në SHBA kishte marr 140,000 ndërveprime në rrjetin social Facebook. Dhe çudia e vërtetë është se lajmi vinte nga disa adoleshentë në Maqedoni të cilët bënin para përmes Google Adsense.

Dy gjigandët u kritikuan ashpër dhe nuk vonoi as reagimi i tyre fillimisht duke mohuar akuzat e mëpas duke ndërmarrë hapa konkret siç është rasti më i fundit i Facebook.

Megjithatë Facebook përballet me një tjetër sfidë, censurën. Heqja e një fotoje ikonike e luftës të Vietnamit shkarkoi një zëmërim ndërkombëtar duke ngjallur edhe reagimin e Kryeministres Norvegjeze Erna Solberg. (PCWorld Albanian)

Facebook zbulon planet për të parandaluar shpërndarjen e lajmeve të rreme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)