Facebook vs Google në botën e videove dixhitale: Youtube ka audiencë 11 herë më lartë

Publikuar më: 05-10-2015

facebook-youtubePlatforma e videove të rrjetit social Facebook aktualisht ka parë një sukses të paprecedent deri në atë masë sa të fillojë të shqetësojë edhe Google dhe platformën e saj Youtube. Ne kemi një pyetje të thjeshtë: Facebook vs Google: Kush po e fiton betejën e videove dixhitale?

Është e pamundur të injorohet rritja e shërbimit të videove të rrjetit social kur çdo ditë numërohen mbi 4 miliard videoshikime. Për të mos harruar se rrjeti social e njehëson numrin e shikimeve vetëm për video që cilat janë luajtur më shumë se 3 sekonda. Nga ana tjetër problemi më i madh i platformës së videove të Facebook është shkelja e të drejtave autoriale.

Por si krahasohet me gjigandin Youtube?

Numri i shikimeve përllogaritur nga aplikacioni dhe uebfaqja është 11 herë më i lartë në Youtube sesa Facebook. Çdo ditë, populli amerikan shpenzon 8,061 vite në Youtube krahasuar me 713 në Facebook. Informacionet vinë nga SimilarWeb ndërsa analizat nga 100 milion paisje të monitoruara.

where-watch-videos

Në rang global, Youtube gjendet në pozita edhe më të fuqishme: Çdo ditë e gjithë bota shpenzon 46,000 vite duke shikuar video në platformën e Google. Ndërsa në rrjetin social Facebook përdoruesit shpenzojnë jo më shumë sesa 5,626 vite duke parë video.

Është interesante të mësojmë se të rinjtë janë ata që preferojnë Youtube karshi Facebook për të parë video.

Por asnjë nga këto statistikat dhe grafikët të paraqitur nuk e hedhin poshtë faktin se Facebook po korr një sukses të madh në hapësirën e videove dixhitale. Duke filluar nga hiçi për të arritur 4 miliard video shikime çdo ditë është impresionuese.

youtube-vs-facebook-by-age

Ndërsa parashikimet për një rënie të Youtube sjanë asgjë veç opinione të papjekura. Beteja e videove dixhitale nuk është vetëm në platformat ueb dhe mobile. Analistët parashikojnë një luftë të ashpër për surpremaci kur Samsung të nxjerrë në shitje paisjen e realitetit virtual Gear VR për vetëm 99 dollar. Me shumë gjasa do të shohim një aplikacion të Facebook posaçërisht për këtë paisje. (PCWorld Albanian)

Facebook vs Google në botën e videove dixhitale: Youtube ka audiencë 11 herë më lartë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)