Facebook vendos të rifreskojë logon e rrjetit social

Publikuar më: 02-07-2015

CIxWmD-VEAAynsB.0.0Rrjeti social popullor Facebook, ka pësuar shumë ndryshime që nga moment i lançimit para disa vitesh por diçka që ka mbetur e pandryshuar ndër vite është logoja e tij.

Me sa duket erdhi koha që logo e Facebook të pësonte një rifreksim. Logoja e re vjen në një formë pak më ndryshe por nuk vihen re ndryshime të mëdha. Një ndryshim që bie në sy është shkronja e dytë e cila ka ndryshuar.

Logoja e re duket se ka më shumë hapsirë të bardhë dhe shkronja më të holla, kjo ndoshta për ti bërë ato më të lexueshme në ekrane me rezolucion të ulët. Josh Higgins i Facebook raportoi se logoja është modernizuar në një farë mënyre por pa e ndryshuar atë. Pritet që logoja e re identifikuese e Facebook të shfaqet së shpejti në uebfaqe dhe aplikacione. (PC World Albanain)

Facebook vendos të rifreskojë logon e rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)