Facebook vë në përdorim opsione të reja enkriptimi

Publikuar më: 23-09-2015

screen-shot-2015-09-23-at-12-00-55

Siguria është një element shumë i rëndësishëm për rrjetin social Facebook. Së fundmi kjo kompani ka shtuar një sërë opsionesh të reja enkriptimi për që kërkojnë siguri maksimale në përdorimin e këtij shërbimi.

Ditën e martë Facebook prezantoi disa standarte të reja enkriptimi që njihen me emrin Elliptic Curve Cryptography (ECC) dhe përfshijnë NIST P-265, P-384 dhe P-521 dhe më i rëndësishmi çelësi publik.

Tani e tutje dhe emailet e njoftimeve që do të vijnë në postën tuaj elektronike do të jenë të enkriptuara. Shërbimi i enkriptimit që Facebook është i një sigurie të lartë por standarti i aplikuar tani e tutje do të eleminojë dhe komplikacionet e përdorimit dhe konfigurimeve me çelsat PGP. Çelsat e tipeve ECC, të cilët janë adoptuar gjerësisht ne kriptografinë moderne, tanimë mund të postohen në profilin tuaj dhe Facebook mund ti përdorë ato për të enkriptuar emailet e njoftimeve.

Kompania është gjithashtu duke zhvilluar idenë e mbështetjes të standartit jo NIST në një të ardhme të afërt. Përkrah kësaj, inxhinerët e sigurisë të Facebook, Jon Millican dhe Steve Weis janë shprehur se ProtonMail ka shtuar mbështetjen për emailet e njoftimeve të enkriptuara sipas standartit PGP. (PC World Albanian)

Siguria është një element shumë i rëndësishëm për rrjetin social Facebook. Së fundmi kjo kompani ka shtuar një sërë opsionesh të reja enkriptimi për që kërkojnë siguri maksimale në përdorimin e këtij shërbimi. Ditën e martë Facebook prezantoi disa standarte të reja enkriptimi që njihen me emrin Elliptic Curve Cryptography (ECC) dhe përfshijnë NIST P-265, P-384 dhe P-521 dhe më i rëndësishmi çelësi publik.

Tani e tutje dhe emailet e njoftimeve që do të vijnë në postën tuaj elektronike do të jenë të enkriptuara. Shërbimi i enkriptimit që Facebook ofron, është i një sigurie të lartë por standarti i aplikuar tani e tutje do të eleminojë dhe kompikacionet e përdorimit dhe konfigurimeve me çelsat PGP. Çelsat e tipeve ECC, të cilët janë adoptuar gjerësisht ne kriptografinë moderne, tanimë mund të postohen në profilin tuaj dhe Facebook mund ti përdorë ato për të enkriptuar emailet e njoftimeve.

Kompania është gjithashtu duke zhvilluar idenë e mbështetjes të standartit jo NIST në një të ardhme të afërt. Përkrah kësaj, inxhinerët e sigurisë të Facebook, Jon Millican dhe Steve Weis janë shprehur se ProtonMail ka shtuar mbështetjen për emailet e njoftimeve të enkriptuara sipas standartit PGP. Përmes një postimi në blog, ProtonMail deklaroi se versioni 2.3 do të dekriptojë automatikisht emailet e njoftimeve që dërgohen si në ueb ashtu dhe në aplikacionet e këtij shërbimi. Si pasojë e kësaj, përdoruesit nuk do të kenë nevojë të instalojnë PGP, të gjenerojnë çelësa apo të përdorin shtojca të ProtonMail. Ndërkohë që nuk dihet se sa do ti preferojnë përdoruesit e Facebook këto karakteristika të reja, gjigandi i medias sociale po bën ç’është e mundur që plotësojë kërkesat e atyre që kërkojnë sa më shumë privatësi për veprimtarinë e tyre online. (PC World Albanian)

Facebook vë në përdorim opsione të reja enkriptimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)