Facebook u jep mundësi bizneseve të reklamojnë përmes Messenger

Publikuar më: 10-11-2016

3460Facebook ka filluar të lejojë bizneset në rrjetin social të dërgojnë reklama përmes shërbimit të komunikimit Messenger dhe vetëm nëse përdoruesit kanë komunikuar më parë me biznesin apo markën në fjalë.

Si pjesë e iniciativës së Facebook për ta shndërruar Messenger në një platformë, shërbimi më i ri për bizneset është i mundur vetëm nëse përdoruesi ka kontaktuar më parë më to duke i hapur rrugë dërgimit të reklamave përmes Messenger.

Facebook i quan “Mesazhe të Sponsorizuara,” dhe përfaqësojnë një tjetër mundësi për gjenerimin e të ardhurave.

Me fjalë të tjera ata përdorues që duan tu shmangen reklamave duhet të jenë të kujdesshëm se me cilat marka apo biznese komunikojnë.

Megjithatë ngelet për tu mësuar nëse përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë reklamat e dërguara por në të njëjtën kohë të vijojnë ndërveprimin me markën aop biznesin. (PCWorld Albanian)

Facebook u jep mundësi bizneseve të reklamojnë përmes Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)