Facebook thyen parashikimet e Wall Street, gjeneron të ardhura rekord

Publikuar më: 28-07-2016

4381Facebook filloi si një rrjet social, më pas u shndërrua në një rrjet mediatik, më pas një gjgandi reklamimi dhe së fundi një platformë komunikimi. Por rezultatet financiare të tre mujorit të dytë të 2016-tës zbulojnë një tjetër detaj interesant: Facebook është makineri që prodhon para.

Të ardhurat dhe fitimi i gjeneruar përgjatë këtij tre mujori thyen çdo parashikim të Wall Street ndërsa aplikacionet mobile të rrjetit social janë më popullorët në planet. Të ardhurat totale u rritën me 59.2% në 6.44 miliard dollar. Pas publikimit të rezultateve financiare vlera e aksioneve të Facebook u rrit me 6.7%.

Të ardhurat e gjeneruara nga reklamimi vinin pothuajse terësisht nga platformat mobile me mbi 84%. Në terësi nga ky sektor u gjeneruan 6.24 miliard dollar të ardhura duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve për 5.80 miliard dollar. Facebook është një nga përfituesit kryesor ndërsa bota po zhvendohet nga televizori në internet dhe platformat mobile.

Por përveç të dhënave financiare Facebook zbuloi disa detaje të rrjetit social. Afro 1.7 miliard përdorues shfrytëzojnë sitin çdo muaj. Suksesi i Facebook po shkon përtej botës online sepse pak ditë më parë rrjeti social me sukses testoi dronin e parë i cili do të dërgojë internet në çdo cep të botës.

Gjithashtu gjatë muajit Maj solli enkriptimin fundor në WhatsApp ndërsa pak javë më parë në Facebook Messenger. Prezantoi videot 360 gradëshe në Facebook të cilat mund ti krijoni edhe me telefonin më të thjeshtë. Po punon në inteligjencën artificiale dhe realitetin virtual. Facebook nuk mund të ndalet. (PCWorld Albanian)

Facebook thyen parashikimet e Wall Street, gjeneron të ardhura rekord
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)